Pas publikimit të skandalit, asgjësohen 35 tonë peshk me krimba

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, ka filluar sot procesin e asgjësimit të 35,170 kilogramëve peshk.

Ky veprim kryhet me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë.

Asgjësimi po realizohet në bazë të vendimit të Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e Shkallës së Dytë, sipas Aktvendimit Nr. të lëndës 2025:134825 me nr. dokumenti 07679680.

Lexo edhe:  Vushtrriasi kërcënon gruan që është në proces divorci: “K*rvë, mos hajde prej hotelit m’i puthë fëmijët”