Tragjedi në Kroaci: Katër të vdekur pasi vetura bie në det
Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku të ndodhur të enjten në qytetin bregdetar Senj, në Kroaci.
Sipas autoriteteve kroate, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, kur një veturë përfundoi në det, për shkaqe ende të paqarta.
Në aksident humbën jetën dy burra dhe dy gra. Trupat e viktimave janë dërguar në qytetin e Rijekës për autopsi, ndërsa hetimet në vendin e ngjarjes janë duke vazhduar për të përcaktuar saktësisht rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
Ngjarja është raportuar nga mediumi kroat “Index.hr”, i cili citon burime zyrtare të policisë.