Parashikimi i motit në këtë fillim të muajit Tetor

Tetori po fillon me vranësira, intervale kohore me diell dhe erëra të ftohta nga veriu. Paradite por edhe gjatë ditës ende mund të ketë intervale kohore me diell. Në mbrëmje shtim masiv i vranësirave dhe dendësim i tyre kur edhe priten të fillojnë reshje lokale shiu fillimisht të dobëta. Gjatë natës pritet intensifikim i tyre, ndërsa në viset e larta malore pritet të fillojnë reshje e borës.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 16 gradë Celsius, por në rënie për shkak të erërave të ftohta.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e mërkura sjellë mot intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në disa vise pritet të kushtëzojnë reshje kryesisht të pakta shiu. Gjatë natës reshje shiu do të fillojnë në të gjitha viset, vende-vende intensive. Në viset e larta malore priten reshje shqote e bore.

E Enjta sjellë mot me vranësira të dendura e reshje shiu. Në viset malore reshje bore. Në mbrëmje me uljen e temperaturave reshje shqote e bore mund të ketë edhe në shumë zona më të ulëta në Republikën e Kosovës. Gjatës natës reshje të fuqishme shiu e bore priten në Kosovë dhe mëngjesin e së Premtes.

Reshje bore priten në shumë pjesë të Kosovë, verilindje dhe veri të Shqipërisë, pjesë të Maqedonisë së Veriut në zonat kodrinore-malore.

Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme dhe malet do të mbushen me borë, por edhe në disa pjesë tjera më të ulëta të Kosovës priten shtresa bore. Reshjet do të dobësohen gjatë pasdites së Premte dhe pason një përmirësim i shkurtër i motit, por mbetet ftohtë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Ky është burri i Jetmira Bekës, i cili u arrestua nën dyshimin për vrasjen e gruas