Parashikimi i motit në fillim të javës
Sot pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta, por edhe me intervale kohore me diell. Do të ketë reshje lokale shiu kryesisht të dobëta dhe atë vetëm në disa rajone. Do të fryjnë erëra mjaft të freskëta nga veriu, kurse temperatura maksimale mezi do arrijë 20 gradë Celsius dhe atë në Dukagjin.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e hëna sjellë intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta lokale dhe kalimtare. Reshjet të pakta lokal priten në pjesë të Shqipërisë kontinentale dhe shumë disa rajone në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës.
E Marta pritet të karakterizohet me mot më të qetë, me intervale kohore me diell dhe pak më i ngrohtë. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë shiu.
Vranësira të reja përfshijnë territoret tona ditën e mërkurë, por shumë pak reshje. Në mbrëmje dhe gjatë natës do të fillojnë reshje të reja shiu dhe bore në viset malore dhe cikloni fillon të përfshijë viset tona me reshje atmosferike. Në të gjitha viset priten reshje shiu e në viset kodrinore-malore reshje bore. Nuk përjashtohet mundësia që reshje shqote e bore të ketë edhe në ultësirat e Rrafshit të Kosovës të Premten./MeteoBallkan