Policia gjen armë e municion në Mitrovicë të Veriut, nuk e arreston askënd
Më datën 27.09.2025, stacioni policor në Mitrovicë Veri, në bashkëpunim me zyrtarë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), kanë pranuar informacion se në një podrum të një ndërtese afër Sheshit “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut mund të gjendeshin gjëra të kundërligjshme.
Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të shpejta operative dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar:
1 pushkë automatike
1 pushkë gjahu
50 fishekë
1 kondak pushke
1 palë pranga
1 mbajtës pushke
1 maskë kundër helmeve me çantën e saj
1 këllëf arme
5 karikatorë të zbrazët
Lidhur me rastin është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Për momentin nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.