Arrestohen tre persona në Mitrovicë të Veriut për vjedhjen e një trotineti në Vushtrri

Hetuesit policorë në Vushtrri, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi i tre të dyshuarve (meshkuj/kosovarë) është kryer sot në Mitrovicën e Veriut, mbi dyshimet e bazuara se ata janë të përfshirë në një rast të raportuar më 19 shtator në Vushtrri, ku një qytetar kishte njoftuar për vjedhjen e një trotineti.

“Hetuesit policorë kanë arritur të gjejnë trotinetin e vjedhur, i cili pas procedurave të nevojshme i është kthyer pronarit”, u tha në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste penale për: Vjedhje, Ndihmë në kryerje të veprës penale, Blerje, pranim ose fshehje e sendit të përfituar me kryerje të veprës penale.

Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë kompetente.

Lexo edhe:  Arrestohet pronari i një “shkolle online”, dyshohet se mashtroi mbi 400 persona – i kapet ari fals