Ushtarët amerikanë bashkë me ata shqiptarë duke stërvitur pjestarët e FSK-së në përdorimin e mortajave
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), me mbështetjen e Organizatës për Menaxhimin e Trajnimeve dhe Asistencës së Sigurisë të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SATMO), vijon përpjekjet e saj për avancimin dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe mbështetjes luftarake të personelit ushtarak.
Në përputhje me planet e trajnimit dhe në koordinim të ngushtë me SATMO, si dhe me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, po realizohet aktiviteti i gjuajtjes taktike me mortaja në stërvitjen që po zhvillohet në Biza, të Republikës së Shqipërisë. Ky aktivitet synon rritjen e gatishmërisë operative, forcimin e bashkëpunimit rajonal mes forcave tona dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Trajnimi është realizuar në pjesën teorike dhe praktikë