E rëndë në Shtime: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Carralevë të Shtimës, ku si pasojë e rrokullisjes me traktor, një 45-vjeçar ka humbur jetën.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se më datën 16.09.2025, rreth orës 09:00, Policia në Shtime ka pranuar një informatë për një incident të ndodhur në lagjen ‘Kastrati’ të fshatit Carralevë. Është raportuar për rrokullisjen e një traktori, ku si pasojë ka humbur jetën një person i moshës 45 vjeç. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtime. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha Veseli.

Lexo edhe:  “Vetëm për një ditë ndërruan jetë 17 persona” – Babai i Bleros tregon për vizitën e tij në Mekë