Akuzat e Marty-it për trafikim organesh, Rubin: Kurrë s’doli diçka prej tyre
Dëshmitari James Rubin, ish ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, i cili është thirru nga mbrojtja e Hashim Thaçit në Hagë, aktualisht është duke u përgjigjur në pyetjet e gjykatësve.
Ai u mor në pyetje edhe nga Prokuroria, si dhe nga avokati i ish presidentit, Lluka Misetiq, me ç’rast u përmend edhe raporti i Dick Marty-t.
Në gjykatore u lëshua një video e Rubin e shumë viteve më parë, në një tryezë të rrumbullakët ku flitej për akuzat ndaj UÇK-së dhe përmendje ky raport.
Ishte prokuroria ai që kundërshtoi relevancën e referimit të akuzave të Marty-it, ku akuzohej UÇK-ja për trafikim organesh, por mbrojtja e Thaçit insistoi.
Misetiq tha se Gjykata Speciale është ngritur saktësisht për ato akuza.
Pasi e pyeti Rubin se a e dini çka ndodhi në fund të fundit me akuzat e Martyt, ai u përgjigj kështu:
“Kurrë s’doli asgjë nga ajo.”