Copy-Paste: Faton Peci e kopjon fjalë për fjalë sloganin e vitit 2021 të Bedri Hamzës

Faton Pecit, i cili po garon për Kryetar të Mitrovicës, duket se i është ndalur “sahati” në vitin 2021. Peci po rezulton të jetë i prapa minimalisht katër vjet, pasi në këto zgjedhje po garon me sloganin e Bedri Hamzës të vitit 2021, të cilit nuk ia ka ndërruar asnjë fjalë të vetme.

“Bashkë për Mitrovicën” – ishte slogani i Bedri Hamzës për kryetar, katër vjet më parë.

“Bashkë për Mitrovicën” – është slogani i tanishëm i Faton Pecit për kryetar, katër vjet pas.


Peci e ka bërë publik këtë mbrëmë pas debaklit televiziv që pësoi nga kandidati i PDK-së, Arian Tahiri.

Këtë slogan, Peci e ka bërë publik duke premtuar ndryshim, ndonëse edhe një slogan nuk ka qenë në gjendje ta bëj ndryshe dhe e ka “vjedhur” sloganin e Hamzës.

Faton Peci ka vite që nuk jeton në Mitrovicë dhe duket se është shkëputur edhe politikisht nga zhvillimet e atjeshme.

Lexo edhe:  Rohde viziton shtëpinë muze në Poklek, ku serbët kryen një ndër masakrat më të tmerrshme në Kosovë