Halil Kastrati nga Haga: UÇK është krenaria dhe historia jonë
Humanisti dhe hoxha i njohur, Halil Kastrati, ka marrë pjesë sot në protestën e organizuar në Hagë, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim.
Ai ka shkruar se ndodhet “bashkë me zemrën e kombit” për të ngritur zërin kundër padrejtësisë dhe për të mbrojtur kauzën e shenjtë të UÇK-së.
“UÇK është krenaria jonë, gjaku ynë, historia jonë! Liria nuk gjykohet, liria është e shenjtë”, ka deklaruar Kastrati, duke i dhënë përkrahje të plotë çlirimtarëve.