Parashikimi motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot pritet ndryshim gradual i motit, por mbetet ende shumë nxehtë. Përpos nxehtësisë, erërave të ngrohta dhe rrezeve diellore do të ketë zhvillime të vranësirave të cilat vende-vende do të kushtëzojnë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Nuk do të ketë rrebeshe shiu në të gjitha viset, por vetëm në disa rajone.
Temperatura maksimale deri në 30 apo 31 gradë Celsius.
Gjatë natës depërtim i frontit të ftohtë me rrebeshe shiu kryesisht në lindje të vendit, lokalisht edhe në disa zona përreth dhe në disa zona tjera. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme me depërtimin e frontit të ftohtë me dhe si pasojë e dita e hënë do të jetë më e freskët.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot ende mjaft i nxehtë, me diell dhe vranësira lokale. Pasdite në disa vise kryesisht malore të Shqipërisë priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Destabilizim më i fortë i motit pritet në shumë vise në Maqedoninë Veriore dhe eventualisht edhe në Luginë të Preshevës, ndërsa stuhi dhe fuqishme shiu me bubullimë pritet të ketë gjatë natës në verilindje dhe lindje të Maqedonisë së Veriut dhe pjesë të Luginës së Preshevës dhe ndoshta edhe në disa zona të Kosovës.
Stuhi dhe shtrëngata shumë të fuqishme shiu me breshër dhe rrebeshe shumë intensive (sidomos gjatë natës së ardhshme) priten në vendin ku shtrihet fqinji ynë verior Serbia.
E Hëna vjen dukshëm më e freskët, me diell dhe vranësira lokale dhe me mundësi për ndonjë reshje të dobët të izoluar.
Nga e marta gradualisht prapë nxehtë./MeteoBallkan