Dhunë në familje në Pestovë të Vushtrrisë, burri akuzohet për sulm ndaj bashkëshortes së tij 21 vjeçare
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, kur një grua 21-vjeçare me inicialet D.B. ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj, N.R., kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Sipas deklarimit të saj, e gjithë kjo ndodhi gjatë udhëtimit me veturë, ku i dyshuari e kishte goditur dy herë me grushte në kokë.
Viktima është intervistuar nga njësia për dhunë në familje dhe ka marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e qytetit të Vushtrrisë. Pas përfundimit të procedurave, ajo është kthyer në familjen e saj.
Policia ka kontaktuar të dyshuarin dhe ka arritur prezencën e tij që të intervistohet. Me udhëzim të Prokurorit, rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas marrjes në pyetje.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar