Motelet që mposhtin shtetin, askush nuk pyet klientët për moshën
Mosharmonizimi i ligjit dhe moszbatimi i tij për 12 vjet ka krijuar viktima dhe lejuar shkelje të shumta ligjore dhe mbrojtur përdhunues kriminelë.
Në momentin që një person vendos të frekuentojë një motel apo vend pushimi, ligji për vendbanime dhe vendqëndrime për 12 vjet nuk ka gjetur zbatim në praktikë.
Ndërsa në anën tjetër shumë shpesh kemi raportime se në këto lokacione kanë ndodhur përdhunime të të miturave.
Arsyeja është se në këto vende askush nuk të identifikon dhe as nuk të pyet për moshën që e ke, klientin që e frekuenton.