Sulm, kanosje dhe armë pa leje në Pejë – arrestohet 60-vjeçari

Një përleshje e rëndë është raportuar të martën në rrugën “Beteja e Albulenës” në Pejë, ku një 60-vjeçar ka sulmuar dhe kanosur një fqinj, ndërkohë që në shtëpinë e tij janë gjetur edhe armë pa leje.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima R.M., rreth 44-vjeçare ka raportuar në polici se derisa ndodhej në oborrin e ndërtesës ku banon, është takuar me të dyshuarin Sefedin Bilalli. Ky i fundit fillimisht e ka ofenduar dhe e ka sulmuar fizikisht, e më pas e ka kanosur duke i thënë se “do ta vriste”.

Policia ka intervenuar menjëherë dhe e ka arrestuar të dyshuarin, i cili gjatë testimit ka rezultuar me 1.37 promilë alkool në gjak.

Me urdhër të Prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar: Një pistoletë, gjashtë fishekë kalibër 9×19 mm, një gëzhojë kalibër 7.65×25 mm.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për sulm, kanosje dhe mbajtje të paautorizuar të armëve, ndërsa Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim policor prej 48 orësh

Lexo edhe:  Ndërron jetë 32-vjeçarje, ra në kontakt me energjinë elektrike në dush