E rëndë: Vdes një nënë lehonë 31 vjeçare në QKUK, disa ditë më herët i vdiq foshnja

Një 31 vjeçare ka vdekur dje në njësinë e Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK.

Siç mëson Klan Kosova, e njëjta kishte humbur edhe foshnjën vetëm disa ditë pas lindjes.

Ndër tjera Klani, deri më tani merr vesh se në këtë rast se nuk bëhej fjalë për neglizhencë, por komplikime shëndetësore.

Megjithatë, një gjë e tillë do të konfirmohet pasi të ketë përgjigje zyrtare nga ky institucion.

Lexo edhe:  Protesta e policëve elitarë, Musliu: Duhet me qenë Qeveri shumë antikombëtare me i pru këta djem e vajza në këtë derexhe