Qytetari nga Shtimja dorëzon në polici një portofol të gjetur me para e dokumente, i kthehet pronarit
Qytetari S.Brahimi nga Shtimja, ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në fshatin Belincë dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor në Shtime.
“Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i qytetarit Sh.R nga Ferizaj”.
“Policia kontaktoi pronarin, i cili erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe shuma prej 2468.40 euro, 102 dollarë, 30 franga dhe 10 paund iu kthyen atij me procesverbal”, thuhet në njoftimin e policisë.