Dy të lënduar në një aksident trafiku mes veturës dhe motoçikletës në Bregun e Diellit

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë.

Në aksident kanë qenë për përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ka konfirmuar Policia.

“Sot rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë”.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, thuhet në konfirmim.

Lexo edhe:  “Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, Osmani viziton ushtarët amerikanë që shërbyen në kohën e sulmit në veri