Bëhen “llom” tre persona në Vushtrri, pasi dërgohen në Spital arrestohen nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës fizike të ndodhur gjatë paradites së 27 gushtit 2025 në Vushtrri, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, shkruan “Jepi zë”

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pas një përleshjeje mes tre personave, ku dyshohet se janë përdorur mjete të forta dhe një thikë. Të tre të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF-Vushtrri, ndërsa njëri prej tyre, me lëndime më të rënda, është transferuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Mitrovicës dhe më pas në QKUK në Prishtinë.

Policia ka kryer ekzaminimet në vendngjarje, ka intervistuar të dyshuarit dhe dëshmitarët dhe ka konfiskuar një thikë që dyshohet se është përdorur gjatë përleshjes.

Me urdhër të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njërit prej tyre i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Rasti është duke u hetuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

Lexo edhe:  Bëhen gati parullat e protestës së veteranëve kundër "koordinimit me Radojicicin"