Policia ndalon për kontroll një veturë në Prishtinë, një person kapet mat me 38 qese kokainë

Policia njofton se gjatë kontrolleve të rregullta në rrugën “Ahmet Krasniqi” në kryeqytet, tek drejtuesi i një veture janë gjetur 38 qese substanca që dyshohet të jenë lëndë narkotike të llojit kokainë.

Për mes një komunikate për media, Policia bëri të ditur se: “I dyshuari menjëherë është proceduar më tej dhe ndaj tij janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore.”

Policia thekson se ky veprim është pjesë e angazhimit të përhershëm të policisë për luftimin e shpërndarjes dhe posedimit të substancave të paligjshme, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Lexo edhe:  Lirohet ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi