Serbi nga Zubin Potoku e vret vetën me pushkë, la një letër para se t’i jap fund jetës

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Presekë të komunës së Zubin Potokut, ku një burrë dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Burime të Gazetës Sinjali njoftojnë se bëhet fjalë për një 86-vjeçar i nacionalitetit serb.

Rastin në Polici e kishte lajmëruar djali i viktimës i cili kishte njoftuar se babai i tij ka kryer vetëvrasje me pushkë.

Sipsa informacioneve, Policia dhe mjekësia ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një letër lamtumire.

Ndërsa, në pyetje janë marrë të afërmit e viktimës, dy djem dhe një vajzë.

Rasti është hapur si “vdekje e dyshimtë”.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Vdes në spital e moshuara që u lëndua nga shpërthimi i sistemit të ngrohjes në Lipjan