Heroi i ditës: Mësuesi nga Skenderaj shpëton një person me aftësi të kufizuara nga mbytja në pishinë
Një akt i jashtëzakonshëm guximi dhe reagimi të shpejtë ka ndodhur sot në pishinën “Delfinat”
Mësimdhënësi, çobani dhe aktori nga Skenderaj, Alban Fazliu, është hedhur menjëherë në ujë për të shpëtuar një person me aftësi të kufizuara, i cili po mbytej në thellësinë e pishinës.
Të pranishmit në vendngjarje e kanë duartrokitur dhe e kanë vlerësuar lart veprimin e tij, duke e cilësuar Fazliun si “heroin e ditës”.