Ky është i dyshuari për vrasjen me thikë në Prizren, u kap nga Policia në fshatin Zhur
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme Prizrenin, ku një person ka humbur jetën pasi u godit me thikë.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 10 gusht 2025, rreth orës 20:45, në rrugën “Tusus – Hoqe e Qytetit”. Viktima, Hekuran Shala, është dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit në gjendje të rëndë, e më pas në QKUK, ku mjekët kanë konfirmuar se ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
I dyshuari për këtë vrasje është identifikuar si Erolind Badalli rreth 35-vjeçar, nga fshati Zhur i Prizrenit. Policia ka ndërmarrë menjëherë aksionin për ta arrestuar, duke shkuar në shtëpinë e tij në Zhur, por ai nuk është gjetur aty.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë, hetuesit e stacionit policor dhe njësia e krimeve të rënda të Drejtorisë Rajonale, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe lokalizimin e të dyshuarit.