Shaip Kamberi padit Kryetaren e Kuvendit serb, Ana Brnabiqin, për nxitje të urrejtjejes etnike dhe fetare

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, së bashku me kolegët Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetares së Kuvendit, Ana Brnabiq, për nxitje të urrejtjes etnike dhe fetare.

Kallëzimi lidhet me deklaratën e Brnabiq më 30 korrik, ku, duke komentuar protestat në Novi Pazar, ajo u shpreh: “Dhe dëgjuam thirrjen ‘Allahu Ekber’ dhe gjëra të tjera të neveritshme”.

Sipas Kamberit, kjo përbën stigmatizim të komuniteteve myslimane dhe nxit ndasi. Ai kërkoi hetim nga Prokuroria sipas nenit 317 të Kodit Penal të Serbisë, duke theksuar se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

Lexo edhe:  Vritet në Ukrainë terroristi serb, organizatori i ngritjes së barrikada në veri të Kosovës