Mendim Rugova: Rrebeshe sot e nesër, më pas mot më stabil – javën e ardhshme një tjetër valë nxehtësie

Meteorologu Mendim Rugova tha se sot do të ketë rrebeshe në vend, sidomos këto orë të pasdites.

“Në disa raste, në disa modele, është mundësia që kjo të zhvillohet si stuhi dhe të ketë edhe breshër”, tha ai sot në #Gjesi në T7.

Ai tha se “për ditën e nesërme mbeten ende mundësi për rrebeshe, por pak më të izoluara – ndoshta më shumë rreth viseve malore”.

Në pjesën e dytë të javes, Mendim Rugova tha se moti do të shkojë “duke u përmirësuar”. Ai tha se kryesisht pritet të ketë mot stabil dhe me diell.

“Temperaturat vetëm se rriten”, tha ai, duke treguar se mund të shkojnë deri në mbi 30°C.

“Të dielën ekziston mundësia sërish për ndonjë kalim të masave ajrore të frohta që i mbajnë temperaturat më të larta”, tha ai.

Java e ardhshme, ndërkaq, mund ta sjellë një valë të re nxehtësie në vend.

“Javën e ardhshme mandej po pritet, me gjasë, një valë e re e nxehtësisë që do të ishte vala e pestë e nxehtësisë këtë verë”, tha Mendim Rugova. Ai tha se temperaturat në disa pjesë të vendit mund të mbërrijnë deri në 37-38°C.

Lexo edhe:  Obiliq: E moshuara e denoncon dhëndrin në Polici, e akuzon për dhunë ndaj vajzës së saj