E rëndë: Vdes në QKUK punëtori 57 vjeçar që kishte rënë nga kulmi më 19 korrik në një fshat të Vushtrrisë

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se sot në QKUK ka vdekur punëtori 57 vjeçar i cili me datën 19 korrik derisa ishte duke punuar tek familjarët e tij në një fshat të Vushtrrisë kishte rënë nga kulmi.

“ Me datë 19.07.2025, policia në Vushtrri është njoftuar se një person derisa kishte qenë duke punuar tek familjarët e tij në një fshat të Vushtrrisë, kishte rënë nga kulmi dhe ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Emergjencës në Vushtrri dhe më pas është transportuar për tretman mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Prishtinës”, ka njoftuar Policia.

Që nga ajo datë, deri sot me datë 01.08.2025, ky punëtor ka qenë duke marrë tretman mjekësor ndërsa sot është pranuar njoftimi se viktima mashkull i moshës 58 vjeçare, shtetas i Republikës së Kosovës, ka humbur jetën.

Me urdhër të prokuronit, Policia njofton se rasti është iniciuar ,,Vdekje e dyshimtë” ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  49-vjeçari recidivist i dhunës rrah babain me tullë, bie në pranga të Policisë