Skandali me rezervat: Ministrja Hajdari sërish intervistohet nga Prokuroria Speciale

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, është paraqitur për t’u intervistuar, sërish, në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Nacionale ka siguruar pamje teksa Hajdari futet në objektin e Prokurorisë Speciale.

Kjo lidhur me hetimet e kësaj Prokurorie për dallaveret me rezervën shtetërore.

Ajo për këtë aferë ishte intervistuar edhe para rreth një viti.

Ky skandal erdhi pas raportimit të Nacionales, se një sasi e madhe e vajit, miellit e sheqerit për rezervën shtetërore, nuk erdhi fare në Kosovë.

Për këtë rast, sot pritet të intervistohet edhe ish-sekretari i MINT, Irfan Lipovica.

Ajo kishte thënë se nuk është intervistuar.

“Nuk kam qenë e intervistuar, bëhet fjale për rezervat shtetërore.” – ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka thënë se do të japin përgjigjet pasi të qartësohet legjislacioni.

“Kjo kërkon qartësi në legjislacionin në fuqi që është Ligji për Rezervën Shtetërore, Ligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe ligjet tjera, prandaj derisa t’i marrim qartësitë përkatëse, ne do të bëjmë kërkesën dhe të vijmë t’ju japim përgjigjet.” – ka thënë ajo.

Në kohën e pandemisë, MINT kishte porositur me kontrata njëburimore disa mallra për rezervën shtetërore, megjithatë një sasi e madhe e tyre nuk kishte arritur. Fjala ishte për miell, sheqer e vaj.

Lexo edhe:  “Mos e përdor më emrin tim”, “Sa shëmtuar dukesh kështu”, përplasen ashpër Luizi e Kiara