Qëlloi me armë në aheng familjar në Podujevë – Policia ia zuri derën 35 vjeçarit dhe e shoqëroi në Stacion Policor
Mbrëmë në qytetin e Podujevës, është raportuar për të shtëna me armë zjarri që kanë ndodhur gjatë një ahengu familjar në rrugën “Skënderbeu”, afër marketit “Alba”.
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 21:00 të datës 24 korrik 2025, gjatë patrullimit, Njësitë Policore kanë dëgjuar të shtëna, dhe menjëherë kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes.
Në momentin e arritjes së Policisë, i dyshuari Qlirim Latifi rreth 35-vjeçar është paraqitur vetë dhe ka dorëzuar armën, një armë e shkurtë me gaz, tip Ekol Special 99 9mm, me një karikator pa fishekë.
Arma u sekuestrua, ndërkaq i dyshuari u intervistua dhe u la i lirë.
Pas verifikimeve në vendngjarje, arma dhe karikatori janë konfiskuar në cilësinë e provave materiale, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Podujevë, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori Kujdestar, i cili ka autorizuar inicimin e rastit për veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontrollë apo posedim i paautorizuar i armëve”.