BMW-ja shkatërrohet në një aksident trafiku mëngjesin e sotëm në autostradën “Arbër Xhaferi”

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën “Arbër Xhaferi”, në afërsi të Ferizajt.

Pamje nga vendi i ngjarjes janë publikuar nga faqja lokale në Facebook “S’je Kaçanikli, nëse”, ku shihet një veturë e tipit BMW e cila është shkatërruar pothuajse tërësisht.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar apo çfarë janë rrethanat që çuan në aksidentin, por njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rastit.

Lexo edhe:  “Hiqma kurrizin tim e shpëtoma vajzën”, babai bën thirrjen e dëshpëruar për 20-vjeçaren që vuan nga sëmundja e rëndë