E largoi nga puna, punëtori e sulmon me thikë pronarin në Prisbtinë

Një burrë të mërkurën është arrestuar në Prishtinë pas një mosmarrëveshje me një person tjetër lidhur me ndërprerjen e marrëdhënies së punës.

I dyshuari pasi kishte dalë nga lokali kishte marrë një thikë dhe kishte goditur viktimën, duke i shkaktuar lëndime dhe më pas është dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Po ashtu, në konsultim me prokurorin, edhe ndaj prindit të të dyshuarit është iniciuar rasti “dhënie ndihmë kryerësit të veprës penale”, pasi që thika e cila ishte përdorur, gjatë kontrollit është gjetur tek ai.

Lexo edhe:  Grabitet një pompë në Drenas, hajni u fut me një mjet dhe mori paratë