Rama: Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e komunës së Prishtinës për sheshin “Xhorxh Bush”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e komunës së Prishtinës për sheshin ‘Xhorxh Bush’.

Ai ka njoftuar se Gjykata e Apelit e ka anuluar vendimin e mëparshëm të Gjykatës Themelore, duke kthyer çështjen për rishqyrtim.

“Ky vendim i ri i Gjykatës së Apelit vërteton se kemi pasur të drejtë dhe se veprimi ynë ka qenë në përputhje me interesin publik dhe ligjin.E kemi thënë dhe do ta themi sërish: qendrat e qyteteve moderne nuk ndërtohen mbi ndotje, zhurmë dhe privilegje të vjetra, por mbi parimin që qyteti u takon KËMBËSORËVE, jo MAKINAVE” shkruan Rama.

Postimi i tij i plotë:

E DREJTA TRIUMFON – GJYKATA E APELIT APROVON ANKESËN E KOMUNËS SË PRISHTINËS, PËR SHESHIN “XHORXH BUSH”

Gjykata e Apelit e Kosovës ka anuluar vendimin e mëparshëm të Gjykatës Themelore, duke kthyer çështjen për rishqyrtim.

Ky vendim i ri i Gjykatës së Apelit vërteton se kemi pasur të drejtë dhe se veprimi ynë ka qenë në përputhje me interesin publik dhe ligjin.

E kemi thënë dhe do ta themi sërish: qendrat e qyteteve moderne nuk ndërtohen mbi ndotje, zhurmë dhe privilegje të vjetra, por mbi parimin që qyteti u takon KËMBËSORËVE, jo MAKINAVE.

Krejt kjo në përputhje me standardet e BE-së, paralel me praktikat më të mira evropiane dhe në përputhje të plotë me ligjin.

Shndërrimi i një rruge në shesh publik nuk është vendim momental, por strategji afatgjatë për zhvillim urban, mbrojtje të mjedisit dhe përmirësim të cilësisë së jetës!

Reduktimi i ndotjes së ajrit nga PM10 dhe NO2 nuk është çështje komoditeti – është çështje shëndeti publik.

Hapja e qytetit për këmbësorët nuk është çështje estetike – është çështje sigurie dhe barazie sociale.

Lexo edhe:  Hajni “avullon” këpuca në vlerë prej 2 mijë eurosh – hyri pas banores në ndërtesë dhe u zhduk pa lënë gjurmë

Zhvillimi i një hapësire publike për këmbësor në vend të një korridori trafiku nuk është eksperiment – është standardi i domosdoshëm i qyteteve që duan të ecin përpara.

Ne do të vazhdojmë me qetësi, vendosmëri dhe respekt të plotë për ligjin e interesin publik!

Ata që i frikësohen një Prishtine për të gjithë, do të kuptojne se koha e BLLOKADAVE të jashtligjshme mbi kurrizin e qytetit po perëndon!