Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Do të jetë më freskët për shkak të frontit të ftohtë të së Enjtes pasdite.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 28 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi Të Premten pritet të mbajë mot me vranësira kalimtare dhe me diell. Stuhi të shkurtra, të izoluara kalimtare mund të ketë në mëngjes në jug të Shqipërisë si pasojë e mbetjeve të frontit të ftohtë ajror.

Fundjava vjen me mot me diell dhe rritje të menjëhershme të temperaturave. Të Dielën pasdite priten zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në viseve kodrinore-malore.

Fillimi i javës së re kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Eskalon situata në koncertin në Tetovë për nder të Kurtit, një person dëshiroi t’i afrohet kryeministrit, alarmohet sigurimi