Urani i PDK-së e nisi fushatën për kryetar të komunës së Prishtinës

Uran Ismaili, kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës ka nisur sot zyrtarisht fushatën parazgjedhore. Ai përmes një videoje ka treguar edhe cili do të jetë vendimi i tij i parë si kryetar:

Postimi i plotë:

T’i shërbej Prishtinës është nderi i jetës sime, dhe në një moment vendimtar si ky unë nuk mund të mos përfshihem. Po rikandidoj sepse besoj se Prishtina meriton më shumë, dhe na takon neve, qytetarëve të Prishtinës, të bëhemi bashkë për të.

Shikojeni videon deri në fund për vendimin tim të parë si kryetar.

Është Koha për Prishtinën! Prandaj mos rri anash, hajde t’ia nisim punës. 🩵💙

#KohaPerPrishtinen

Lexo edhe:  Kurti publikon pamjet nga vendi ku u rrëmbyen policët: U sulmuan nga 15 persona, të lirohen menjëherë