E rëndë: Disa ditë pasi i vdiq i biri në aksident, vdes edhe polici i Kosovës

Ka vdekur edhe personi i dytë nga aksidenti që ndodhi më 9 korrik në Nabërgjan të Pejës.

Ai është Mehmet Kelmendi.

Para disa ditësh atij në këtë ngjarje të rëndë i vdiq edhe i biri, Arbër Kelmendi, i moshës 35 vjeçare.

Varrimi i 65 vjeçarit sipas njoftimit do të bëhet nesër, ku koha e saktë varrimi do të bëhet e ditur.

Ceremonia e varrimit do të bëhet në fshatin Lutogllavë.

Lexo edhe:  U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që përgatitën për Gjestin