882 milionë euro të bllokuara për shkak të moskosntituimit të Kuvendit
Drejtori ekzekutiv i Institutit i Kosovës për Demokraci (IKD) ka ngritur shqetësimin se vendi tash e tre muaj ndodhet pa Kuvend funksional, dhe sipas tij, për shkak të kësaj bllokade institucionale, Kosova nuk po arrin të përfitojë nga fondet e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.
Ai ka thënë se janë bllokuar 882 milionë euro për shkak të moskonstituimit të Kuvendit.
“882 milione euro te bllokuara për shkak të një Kuvendi qe nuk po behet. Dem i interesave te ngushta partiake”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.
Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor parasheh disbursimin e këtyre fondeve, por ato mund të kalojnë vetëm pasi të ratifikohen marrëveshjet përkatëse në Kuvendin e Kosovës. Pa funksionalizimin e tij, procesi mbetet i bllokuar.