Lajm i hidhur: Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së nga Skenderaj
Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Durmishi, nga fshati Rakinicë i komunës së Skenderajt.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja Durmishi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ndërsa varrimi do të bëhet sot, në ora 18:30, në varrezat e fshatit Rakinicë
Ismet Durmishi ishte një burrë i përkushtuar ndaj atdheut dhe si pjesëtar i denjë i radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.