Lajmi i hidhur: Vdes ish eprori i UÇK-së dhe TMK-së, Ajet Elshani
Ka ndërruar jetë ish-Eprori i UÇK-së dhe TMK-së, Ajet Elshani, nga fshati Krajkovë i Komunës së Drenasit.
I ndjeri ka dhënë kontribut për lirinë e vendit tonë, si pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë përmes rrjetit social familja Elshani.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 14:00, në fshatin Krajkovë, në varrezat e lagjes Elshani.