Aksident me fatalitet në aksin rrugor Lezhë-Shkodër

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër.

Një turist i huaj, i cili po udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një automjet tjetër që po ecte në drejtim të kundërt, raporton A2Cnn.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë në vend, pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme të ekipeve të emergjencës për ta shpëtuar.

Policia ka mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim të plotë për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

Lexo edhe:  Tomë Gashi për vizat: Albini e arriti për 10 sekonda, atë që të tjerët s’e arritën për 10 vjet