Mundësi punësimi, hapen afër 200 vende të reja të punës në Mitrovicë

Nesër në Mitrovicë prezantohen 182 vende të lira të punës

Publikuar më: 26/10/2022 – 15:24
Nesër me fillim nga ora 09:00 do të mbahet Panairi i Punës në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.

Në këtë panair prezantohen 182 vende të lira të punës, shkruan Jepi zë.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Mitrovicës përmes një njoftimin në faqen zyrtare.

“Ejani në Panairin e Punës – Mitrovica 2022, me datë 27.10.2022, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, për tu njoftuar lidhur me 182 vende të lira pune”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Sektorit publik nuk iu procesohen pagat me shtesën prej 50 eurove