Psikologu nga Kosova paralajmëron prindërit: Mos ua blini fëmijëve arushin Labubu

Psikologu i njohur nga Kosova, Visar Sadiku ka bërë një reagim në Facebook, duke u dhënë një paralajmërim prindërve për lodrat La Bubu.

Ai u ka bërë thirrje prindërve që të mos ua blejnë fëmijëve të tyre këtë lodër, gjegjësisht të mos bëhen pjesë e këtij trendi.

“Mos i bli fëmijës arushin La Bubu! Mos u bëjë pjese e trendit! Jo çdo trend është pozitiv për fëmijën!”, ka paralajmëruar psikologu Sadiku.

 

Ai gjithashtu përmes një statusi në Facebook ka shtjelluar dhe përmbledhur një mori arsyesh pse prindërit nuk duhet ta blejnë lodrën.

 

A janë të dëmshme për fëmijët?

Janë disa rreziqe të mundshme që duhet të shqyrtojnë prindërit:

Përmbajtja vizuale / emocionale:

-Këto lodra kanë fytyra të egra, dhëmbë të mprehtë dhe shprehje që nuk janë tipike për lodrat për fëmijë.

-Mund të shkaktojnë ankth te fëmijët e ndjeshëm, veçanërisht në moshat 3–6 vjeç.

Përbërja fizike:

– Shumë lodra si këto nuk janë të certifikuara për siguri për moshat e vogla.

-Mund të kenë pjesë të vogla që rrezikojnë mbytjen, ose materiale të padeklaruara që mund të përmbajnë kimikate (nëse janë të falsifikuara ose të pasigurta).

Mesazhi që përçojnë:

-Disa prindër shprehen se lodra të tilla “normalizojnë” fytyra agresive ose sjellje antisociale në mënyrë të pavetëdijshme te fëmijët.

– Ato janë krijuar për tregun e të rriturve, dhe përdorimi nga fëmijët mund të jetë i keqkuptuar si i përshtatshëm.

Çfarë duhet të bëni ju si prind?

-Pyesni veten: “Çfarë mesazhi i jep kjo lodër fëmijës tim?”. A inkurajon dashuri, kreativitet dhe lojë të shëndetshme?

Mos lejoni që trendet virale të zëvendësojnë gjykimin tuaj si prind!

Lexo edhe:  Këta janë të dyshuarit që kërcënuan me vrasje pjesëtarët e KFOR-it