Aksident në Kijevë të Malishevës, vetura përfundon në anësore – s’dihet për të lënduar
Një aksident ka ndodhur sot tek rrethrrotullimi në fshatin Kijevë të Malishevës, ku një veturë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në anësore të rrugës, raporton Gazeta Sinjali.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo si ka ndodhur saktësisht aksidenti.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë rreth rastit dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.