Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë veror. Mëngjesi në disa rajone do të jetë i freskët, ndërsa dita stabile, me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat nga 12 minimalet deri në 33 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Martën pritet të mbajë mot me diell, stabil dhe mjaft i nxehtë veror. Reshje atmosferike nuk pritet të ketë.
Të Mërkurën po ashtu pritet të kemi mot me diell dhe me stabilitet atmosferik. Pasdite vonë vetëm në disa vise malore në juglindje të Shqipërisë mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në viset tjera vera vazhdon pa ndonjë pengesë.
Nga e Enjtja vazhdon mot me diell dhe nxehtë e më nxehtë./MeteoBallkan