Parashikimi i motit për këtë fillim të javës
Sot pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Mëngjesi do të jetë paksa i freskët, ndërsa dita stabil, me diell dhe e nxehtë. Ende do të fryjnë erëra nga veriu e verilindja që në disa zona kontinentale do të jenë të freskëta, por temperatura ditore shënojnë rritje deri në 32 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi java fillon e kthjellët dhe dita vijon me diell dhe e nxehtë. Temperaturat do të rriten përsëri pas një rënie të lehtë nga fronti i dobët i ftohtë ajror. Më së nxehti do të jetë në perëndim dhe veriperëndim të Shqipërisë me temperatura deri në 35 gradë Celsius.
Korriku 2025 në tërë rajonin fillon i kthjellët dhe dita vijon me diell dhe e nxehtë. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme dhe pritet intensifikim gradual i valës më të re të nxehtësisë tropikale në rajonin tonë.
Reshje atmosferike nuk priten, përpos rrallë disa rajoneve malore ku mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu./MeteoBallkan