Fundi i një epoke, shpërbëhet tërësisht grupi ‘Bad News Eagles’

Lajm i hidhur për komunitetin shqiptar të gaming-ut: Bad News Eagles, skuadra më e njohur shqiptare në CS:GO, ka njoftuar shpërbërjen e saj përmes një postimi emocional në rrjetet sociale.

“Pas shumë viteve të paharrueshme së bashku, ka ardhur koha që ekipi ynë të ndahet. Që nga fillimi, ne u nisëm me një ëndërr – të garojmë në nivelin më të lartë, të shtyjmë kufijtë tanë dhe të lëmë gjurmë në skenat e mëdha”, thuhet në deklaratën e ekipit.

Bad News Eagles u bënë emër i madh në botën e eSports duke u kualifikuar në tri turne botërore, përfshirë Majorët, ku përfaqësuan denjësisht shqiptarët dhe fituan zemrat e tifozëve në gjithë botën me stilin e tyre të lojës dhe shpirtin garues.

Lexo edhe:  Mot "vjeshtor" gjatë ditës, bien temperaturat