Gjendet shëndosh e mirë gjakovari që u raportua i zhdukur para 10 dite, thotë se iku me dëshirë nga shtëpia e tij

Ditë më parë familjarët e një 34-vjeçari nga qyteti i Gjakovës kërkuan ndihmën e Policisë për të gjetur djalin e tyre i cili kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej gjë për fatin e tij.

Sinjali mëson se pas nëntë ditësh, 34-vjeçari është gjetur shëndosh e mirë dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor.

Para hetuesve policorë, ai ka deklaruar se me vetëdëshirë është larguar nga shtëpia e tij dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë se të dielën e 16 tetorit, rastin e ka denoncuar në Polici nëna e 34-vjeçarit e cila ka dhënë detaje se si duket djali i saj, teksa ka kërkuar ndihmë që ai të gjendet mirë.

Lexo edhe:  Vuçiq: Na presin shumë probleme lidhur me Kosovën