Aksident mes automjetit dhe dy motoqikletave në Prishtinë – dy persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot, rreth orës 20:30, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet dhe dy motoqikleta.

Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar dhe u është ofruar tretman mjekësor.

Aksidentin e ka konfirmuar për SInjalin, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha njësiti i trafikut është duke hetuar rastin dhe po merret me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lexo edhe:  Vdes njëra nga mësueset më të njohura dhe më të respektuara në Mitrovicë