Tentim vrasje në Drenas – 18-vjeçari goditet në kokë me shkop druri, dy të dyshuar përfundojnë në ndalim

Një ngjarje e rëndë është raportuar të shtunën në mbrëmje në qytetin e Drenasit, ku një 17-vjeçar ka përfunduar në spital me lëndime serioze në kokë, si pasojë e një sulmi të dhunshëm.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 21 qershor 2025, rreth orës 20:30 dhe është raportuar fillimisht nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Drenas, ku viktima A.K., 18 vjeçar kishte kërkuar ndihmë mjekësore pas goditjes me një shkop druri në pjesën e kokës.

Për shkak të natyrës së lëndimeve, viktima është dërguar me urgjencë në QKUK – Prishtinë, ku është duke u trajtuar nga stafi mjekësor.

Në lidhje me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar: Islam Qerkinaj, 18 vjeçar, S.Q.,17 vjeçare

Motivi i incidentit për momentin mbetet i paqartë, ndërsa me urdhër të Prokurorit Kujdestar, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa të dy të dyshuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë.

Lexo edhe:  Edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të dyshuarit e tjerë, i katërti mbrohet në liri