Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Policia e Kosovës, përkatësisht Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, ka bërë publike një kërkesë për bashkëpunim nga qytetarët, me qëllim të identifikimit të një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale të vjedhjes.

Me autorizim të prokurorisë kompetente, policia ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar, i cili dyshohet se është i përfshirë në një rast të vjedhjes.

Autoritetet policore i bëjnë thirrje qytetarëve që nëse kanë ndonjë informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, të kontaktojnë menjëherë në njërën nga këto mënyra:

Numri pa pagesë: 192
Email: [email protected]

Policia garanton anonimitet të plotë për të gjithë ata që ndihmojnë në këtë proces hetimor.

Lexo edhe:  Kjo është punëtorja e “Besa Security” që dyshohet se përfitoi 95 mijë €, ndalohet për 48 orë