E rëndë: 15-vjeçarja në Gjilan mbetet shtatzënë nga dhunimi, Prokuroria nis hetimet
Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës njoftohet nga spitalet për të miturat që dërgohen në këto institucion shëndetësore për të lindur. Por ka edhe raste kur të miturat mbesin shtatzënë si pasojë e keqtrajtimit seksual. Kështu dyshohet se ka ndodhur së fundmi në fshatin Shillovë të Gjilanit, për çka Prokuroria Themelore tashmë ka nisur hetimet.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se një vajzë e mitur, e moshës 15-vjeçare është pranuar shtatzënë në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor.
Sipas të njëjtave burime, vajza ka mbetur shtatzënë si pasojë e marrëdhënieve seksuale që ka kryer me një person (emër i njohur për redaksinë).
Pasi vajza është pranuar për trajtim mjekësor, Policia është vënë në dijeni për rastin, me ç’rast njësitet policore janë aktivizuar dhe kanë identifikuar personin e dyshuar, ndërkohë që kanë nisur hetime për veprën penale “Dhunimi”.
Kujtojmë se një rast i tillë tronditës është raportuar të ketë ndodhur edhe në komunën e Vitisë, ku një vajzë 13-vjeçare. Ajo dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një 20-vjeçar në muajin shkurt, por është raportuar në muajin shtator.
Lidhur me rastin ishte rrëfyer edhe babai i të miturës, i cili kishte deklaruar se kjo ngjarje e rëndë ka tronditur familjen.
Ai ka deklaruar se ka gjetur shtëpinë e të dyshuarit dhe është përballur me babain e tij dhe ka thënë se nëse ata nuk e marrin fëmijën, do ta mbajë vajza e tij.