Temperatura “përvëluese” në fundjavë

Kosova do të përballet me temperatura të larta këtë fundjavë, me termometrin që pritet të shënojë deri në 34 gradë celsius të shtunën dhe të dielën, më 7 dhe 8 qershor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, indeksi i rrezeve ultravjollcë do të jetë në nivele shumë të larta, andaj qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin direkt në diell gjatë orëve të ditës.

Temperaturat maksimale pritet të lëvizin ndërmjet 30 dhe 34 gradë celsius, ndërsa ato minimale nga 10 deri në 15 gradë.

Lexo edhe:  Rrëmbehet një person në Vushtrri, arrin të largohet por ia vjedhin veturën